Futboll Seria A Sport

Presidenti i ri i Milanit, një menaxher i shkëlqyer dhe mik i Berlusconit

Paolo Scaroni është zgjedhur si Presidenti i ri i Milanit pas kalimit të pronësisë së klubit nga Yonghong Li tek amerikanët e fondit Elliott. Një mik i mirë i Silvio Berlusconit dhe tifoz i klubit, Scaroni është zgjedhur në këtë post me detyrën e vështirë që të rikthejë Milanin në kohët e arta. Gjithsesi mbetet për t’i parë nëse Fondi Elliot do të mbajë administrimin e klubit apo do ta shesë, me Commisson dhe Ricketts ende të interesuar.

I lindur në vitin 1946 në Viçenca, djali i një industrialisti, Scaroni ësht diplomuar në Ekonomi në Universitetin Bocconi por edhe në Columbia të SHBA.

Karrierën e nis te McKinsey si këshilltar, pikërisht në SHBA ku realizoi edhe masterin, për të vazhduar më pas në kompani të ndryshme në Francë dhe Britaninë e Madhe, për të drejtuar me sukses ENEL me të cilën arrin të ardhura rekord në vitin 2006. Që nga viti 2014 është zëvendëspresident i bankës Rothchild, përveç se një sërë postesh të tjerë drejtues në Europë e SHBA.

Lidhja me futbollin – Në vitin 1997 bëhet zëvendëspresident i Viçencës dhe e mban këtë detyrë deri në vitin 1999. Në vitin e parë arrin të fitojë Kupën e Italisë, me trajner Guidolin, arrin deri në gjysmëfinalet e Kupës së Kupave ku elimiminohet nga Chelsea. Në sezonin e dytë skuadra zbret një kategori më poshtë.

Me Berlusconin nuk e lidh thjesht miqësia, por edhe puna, pasi detyrat në ndërmarrjet shtetërore italiane i ka kryer pikërisht kur të Kryeministër të Itëlisë. Prej kohësh është deklaruar tifoz i Milanit, bashkë me familjen (pa harruar Viçencën) aq sa Berlusconi i pati dhënë disa vite më parë edhe një kuotë të vogël aksionesh që akoma zotëron (edhe pse bashkë me disa persona të tjerë kanë vetëm 0,03%).

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas rezultateve negative në javët e para, largohet trajneri nga skuadra shqiptare

Delo.autor

START SKANDALOZ/ Atletiko turpërohet në Vigo, Selta nuk e lë të shikojë…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Luftëtari, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment