Futboll Seria A Sport

Portieri i Juventusit i sigurtë/ Ardhja e Ronaldo do të na sjellë trofeun e…

Mbërritja e Cristiano Ronaldo ka entuziazmuar ambientin e Juventus. “Ai do të na jap shanse të mëdha për të fituar Champions League, kjo është e sigurt. Të fitojmë këtë trofe është gjithmonë objektivi ynë, por bashkë me Ronaldo mendoj se kjo ëndërr është gjithmonë e më pranë realitetit.”

Këto kanë qenë fjalët e portierit të Juventus, Wojciech Szczesny, në lidhje me ardhjen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nga Real Madrid.

Më pas, ish-portieri i Roma dhe Arsenal, tregon se “Zonja e Vjetër” ka si synim edhe titullin e tetë radhazi: “Kemi fituar shtatë tituj radhazi, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi si objektiv kryesor titullin kampion dhe duhet të përqendrohemi gjithashtu edhe te Kupa e Italisë.”

Related posts

Ish-lojtari i Milanit godet kundërshtarin, arbitri i nxjerr kartonin e kuq

Isa.Autor

PËRLOTET “PLESHTI”/ Bashkëmoshatarët e djalit të tij i dërgojnë mesazhe dashurie (VIDEO)

Delo.autor

Nisin takimet e Grupit B, Portugalia e Spanja duan vendin e parë, Irani surprizën

Sadik.Autor

Leave a Comment