Futboll Sport

KAPITENI LEGJENDAR/ LORIK CANA, njeriu simbol dhe frymëzimi i çdo shqiptari

Lorik Cana sot feston ditëlindjen e 35-të. Futbollisti shqiptar i cili na ka bërë krenar me arritjet e tij në fushën futbollitike ka marr urime të përzemërta nga shumë personalite, ku spikat edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Lojtari me origjinë nga Kosova mbetet legjendë e gjallë e futbollit shqiptar. Rrugëtimi i tij prej më shumë se 13 vjet me kombëtaren përfundoi pikërisht dy vit më parë, në majën e Evropës, në finalet e të parit Evropian për Shqipërinë, por Cana e ka shkruar emrin e tij mes legjendave të futbollit shqiptar.

Lorik Cana u kthye në kapitenin simbol të ekipit kombëtar për karakterin dhe personalitetin e tij. Ai u bë pjesë e kombëtares në pranverën e vitit 2003, kohë në të cilën skuadra drejtohej nga Brigel.
Në atë kohë, djaloshi gjakovar militonte në radhët e PSG. Shumë shpejt Cana u integrua në skuadrën kuqezi, ku fillimisht e nisi si mesfushor, për t’u pozicioniar më pas si një qendërmbrojtës.

Në karrierën e tij të gjatë Cana luajti në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, për të nisur me një testim te Arsenali që kur ishte 16 vjeç, e për të vijuar më pas në Francë me PSG e Marseille, ku në moshën 23 vjeçare u bë kapiten i skuadrës. Në vitin 2009 u transferua në Angli te Sunderland dhe një 1 vit më pas në kampionatin turk me Gallatasaray.

Nga viti 2011-2015 Cana ishte pjesë e Lazios në Itali, ndërsa karrierën e mbylli në Francë në radhët e Nantes. Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 ndeshje, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar.

Lorik Cana u largua nga futbolli i kombëtares duke u kthyer në legjendë e gjallë. Ai nuk është pjesë aktive por nuk ikën kurrë nga zemrat e shqiptarëve për gjithçka ka kontribuar me mish e me shpirtë. Nuk e harroi kurrë vendlindjen, i ngriti pjedestal SHQIPONJËS dhe nderoi kombin tonë në mënyrë të shkëlqyer. Ai sot mbush 35 vjeç dhe padyshim 27 korriku është një ditë feste, pasi ka lindur një emër i madh i futbollit shqiptarë anekand botës.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“ATA NJIHEN SI MASHTRUESA DHE PROVOKUES”/ Ish-trajneri i Crvena-s fyen shqiptarët dhe ndez polemikat

Delo.autor

Ja sa para i ka ofruar Reali Ronaldos për të qëndruar

Sadik.Autor

KUSHTOI 300 MIJË EURO DHE SHPËTOI KLUBIN E TIJ NGA KRIZA/ Kush është “vrasësi” i Liverpoolit në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment