Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA E TRANSFERIMIT/ Neymar vendos tri kushte për të veshur fanellën e Realit (DETAJE)

Neymar nuk heq dorë. Sulmuesi brazilian vazhdon të ketë dëshirën për t’u rikthyer në La Liga. Ndërkohë që drejtuesit e Real Madrid, deklaruan pak ditë më parë që nuk kanë bërë ende asnjë ofertë zyrtare për të marrë shërbimet e 26-vjeçarit.

Pas aventurës zhgënjyese në Botërorin “Rusi 2018”, ku Franca u shpall kampione për të dytën herë në histori, ylli i PSG-së po shijon disa ditë pushime. Por, natyrisht që mendjen e ka edhe tek merkato. Presidenti Florentino Perez, pas largimit të Cristiano Ronaldos është në kërkim të një sulmuesi cilësor për në “Santiago Bernabeu”. Kreu i galaktikave e ka pranuar edhe më parë interesin për të veshur me “të bardha”, futbollistin brazilian. Mirëpo, duket që shkëlqimi i Kylian Mbappe në Kupën e Botës ia ka prishur mendjen dhe tashmë interesi është kthyer tek 19-vjeçari francez. Megjithatë, sulmuesi i ri në përfundim të ndeshjes finale të fituar 4-2 ndaj Kroacisë theksoi se këtë merkato nuk do të lëvizë nga Parisi, pasi ndihet i lumtur aty.

Duke qenë se tratativat për Mbappe janë të vogla, atëherë mbetët në fuqi interesi për Neymar dhe Hazard, por veçanërisht për brazilianin. Mirëpo, ky i fundit ka disa kushte që të pranojë të nënshkruajë në Bernabeu.

Së pari, kërkon që rroga e tij të jetë sikurse e Messit: 46 milionë euro në vit.

Së dyti, një bonus nënshkrimi për babain, agjenti që do të kryejë transferimin: rreth 33 milionë euro.

Së treti, dhe e fundit një ekip fitues.

Neymar dëshiron që të ‘pastrojë’ Realin, të afrojë lojtarë të cilët i ka miq, në mënyrë që t’a ndihmojnë për të fituar “Topin e Artë”. Përveç kësaj, ai e vë në dyshim aftësinë e Julen Lopetegui, të cilin e sheh si Unai Emery, një teknik pa përvojë të mjaftueshme.

Related posts

“BISHA KUQEZI”/ Po afron momenti i së vërtetës, Jurgen Uldedaj është gati për t’u shpallur kampion

Isa.Autor

SYNOJNË TITULLIN/ Momenti i Teutës, ndaj Kastriotit kërkohet “mrekullia” e dhjetë

Isa.Autor

AKUZAT PËR NGACMIM SEKSUAL/ Neymar “harrohet” në prokurori: E vërteta shfaqet herët a vonë…

Delo.autor

Leave a Comment