Futboll La Liga Sport

ATLETICO ZHYTET NË KRIZË/ Simeone mposhtet në “Wanda Metropolitano” nga modestët

Atletico Madridi është në krizë dhe duket se “El Cholo” Simeone ka humbur shkopin magjik. Ekipi i tij pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Spanjës u ndal në barazim 0-0 në shtëpi ndaj Leganesit. Modestët e La Ligas zhvilluan një ndeshje të madhe dhe luajtën si të barabartë ndaj vendasve.

Madrilenët nuk arritën të imponoheshin në lojën e tyre dhe në pjesën e parë Leganes e kishte më të lartë mbajtjen e topit. Pjesa e dytë foli për ekipin vendas, por që nuk arriti të gjente golin. Ekipi madrilen ka nevojë për një sulmues, pasi Joao Felix nuk po arrin të mbajë peshën e ekipit të tij.

Atletico mbetet në vendin e 4-t me 36 pikë. Synimi i kreut të renditjes duket utopin, ndërsa skuadra e Simeones duhet të luftojë për të mbajtur Championsin. Leganes nga krahu tjetër vazhdon luftën për mbijetesë dhe shpreson të qëndrojë në La Liga.

Related posts

PLAS MES SHOKËSH/ RONALDO i përgjigjet KEQ pyetjes së RAMOSIT për…

Isa.Autor

KATAR 2022/ Portugalia përmbys me CR7 dhe triumfon ndaj Luksemburgut

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Sportisti i Kosovës eliminohet nga Lojërat Olimpike, por thyen rekord shtetëror

Delo.autor

Leave a Comment