Futboll Sport

MC GREGOR E FYEU KEQ/ Babai i KHABIBIT habit me ftesën që i bën irlandezit

Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i yllit të MMA-së, Khabib Nurmagomendovit, e ka ftuar yllin e UFC-së, Konor Mek Gregorin, të marrë pjesë në një garë në vendlindjen e tij në Dagestan. Ai ka përsëritur se nuk mban inat ndaj irlandezit për fyerjet që ia kishte bërë atij dhe të birit të tij para duelit “UFC 229”, ku triumfoi Khabibi.

Mel Gregori e kishte tallur dhe fyer yllin rus dhe babanë e tij para sfidës të 6 tetorit në Las Vegas, duke e quajtur frikacak qaraman babanë e Khabibit dhe duke u tallur me fenë e tyre islame.

Abdulmanap, i cili e humbi këtë duel për shkak se iu mohua viza për të udhëtuar në SHBA, ka thënë së fundmi se e fal Mek Gregorin për fyerjet. Ai përsëri ka sinjalizuar se e ka bërë një gjë të tillë duke e ftuar irlandezin të marrë pjesë në turneun Sambo në Dagestan në dhjetor.

“Mysafirë të nderuar, i ftoj përsëri në këtë turne mikun tonë të ngushtë Oleg Taktarov dhe Mek Gregorin”, dëgjohet Abdulmanap duke thënë në një video teksa drejton makinën.

“Kam thënë se e kam falur atë për të gjitha fyerjet, është më rëndësi të jesh zemërgjerë”, shtoi ai.

Related posts

Vdekja e presidentit Fadil Vokrri, mediat serbe: Shuhet legjenda e Partizanit të Beogradit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 16 mintuash lojë, mesfushori Herrera ndëshkon Club Brugge (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ FERONIKELIT/ “Kuqezinjtë” zbulojnë listën e të grumbulluarve, ja emrat që spikasin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment