Futboll Seria A Sport

POGBAJA I RI/ Brewster, “golden boy” që Juventus e do me çdo kusht…

Rhian Brewster është një djalosh i datëlindjes 2000, luan si sulmues dhe është në pronësi të Liverpool. Ka qenë golashënuesi më i mirë i Botërorit të fundit Under 17dhe ka përfunduar në shënjestrën e Juventus, që kërkon ta marrë duke përfituar nga ngurrimi i tij për të rinovuar më “Të Kuqtë”. Por duhet mundur konkurrenca e PSG.

Brewster konsiderohet si qendërsulmuesi i ardhshëm i kombëtares angleze ose si zëvendësuesi ideal i Harry Kane. Kampionët e Italisë janë vënë në lëvizje për t’ia vjedhur Liverpool-it, por nuk do të jetë kaq e lehtë. Me politikën e re që ka ndërmarrë klubi anglez, ku të rinjtë janë në qendër të projektit, Brewster, me përjashtim të ofertave të bujshme, do të mbetet te Liverpool. Deri ku mund të shtyhet Juventus për ta siguruar? Të shohim ecurinë e tij për të kuptuar më mirë pse bardhezinjtë janë magjepsur nga 18-vjeçari.

Në sezonin 2016/17, kur ka filluar të luajë me fanellën e ekipit Under 19 të “Të Kuqve”, ai ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 11 ndeshje. goli i parë ka ardhur 10 shtatorin e 2016-ës në fitoren 1-0 të marrë nga Liverpool kundër Stoke, më pas kanë ardhur realizimet kundër Middlesbrough dhe Manchester United. Shifra dhe gola që kanë bërë drejtuesit e klubit anglez të fërkojnë duart, veçanërisht pas 3 golave dhe 1 asisti të regjistruar në 8 ndeshjet e luajtura në Premier League 2.

Kështu, emri i tij ka filluar të qarkullojë, teksa paraqitjet e mira kanë vazhduar edhe në sezonin 2017/18. Brewster, në fakt, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 7 asiste në ndeshjet e luajtura në Youth League dhe Premier League 2. Tashmë, ai konsiderohet si ylli i ardhshëm i futbollit anglez dhe Klopp çmendet pas tij, duke e aktivizuar në një miqësore të zhvilluar në 2016-ën kundër Accrington Stanley.

Është një sulmues që pëlqehet shumë nga trajneri gjerman, i cili shikon tek ai të gjithë karakteristikat e përshtatshme për stilin e lojës së skuadrës së tij. Por, kampioni i botës me Anglinë Under 17, ndiqet edhe nga Paris Saint-Germain, edhe pse interesimi i francezëve duket se është ftohur pak. Kështu, Marotta dhe Paratici mund ta shfrytëzojnë këtë rast për të realizuar goditjen e radhës në merkato.

Related posts

FITORJA NDAJ EMPOLIT/ Mourinho është menjëherë rekordmen, askush si “Special One” në Serinë A

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Emery: Është një rezultat i keq, por që mund…

Delo.autor

TITULLI ME 5 LËVIZJE/ Ja si ia dalin “demat” e Partizanit deri në fund…

Delo.autor

Leave a Comment