Futboll Seria A Sport

Rafinha i thotë “Ciao”, por tek INTERI ka një emër që sjell ENTUZIAZËM

Për 6 muaj ai u bë pjesë e Interit duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij. Tifozët u dashuruan me mënyrën e tij të të luajturit dhe me të nisur merkatoja e verës, i dërguan një mesazh klubit zikaltër: “Blijeni përfundimisht nga Barcelona”. Por transferimi i Rafinha-s nuk ishte i lehtë për shkak të çmimit që Barcelona i kishte vendosur. Për më tepër që klubi milanez duhet që të respektojë Fair Play-n Financiar.

Me kalimin e javëve, interesimi u zbeh për brazilianin. Sipas medieve spanjolle, duket se e ardhmja e tij do të jetë në Turqi. Interesim për futbollistin ka ekipi i Fenerbahçes. Duket se midis klubit turk dhe atij katalanas ka një marrëveshje, ku 25 vjeçari do të huazohet në sezonin në vazhdim, e më pas do të blihet.

Për huazimin në sezonin 2018-2019, Fenerbahçe do të paguajë dy milionë euro, kurse për kartonin e tij do të shpenzojë edhe 35 milionë euro të tjera.

Ndërkohë tek Interi nuk shqetësohen. Ata i kanë vënë syrin një tjetër mesfushori. Ai quhet Arturo Vidal dhe trajneri Luciano Spalletti e vlerëson së tepërmi. Nga Gjermania vijnë lajme se Bayern Munchen i ka dhënë leje mesfushorit kilian që të largohet nga klubi. Por zikaltrit do të duhet që të konkurrojnë me një klub me mjaft potencial si Manchester United.

Klubi bavarez pagoi 40 milionë euro ër kartonin e tij te Juvja në 2015, ndërkohë që Interi ka gati 30 milionë euro. Megjithatë, “Djajtë e kuq” janë gati që të shpenzojnë për lojtarë me potencial, ashtu si edhe Chelsea, e cila tani ka në stol Maurizio Sarri-n. Kështu, duket se vendimtare do të jetë dëshira e futbollistit dhe se projekti më interesant që do t’i prezantohet.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Rastet e rrezikshme me pikatore, mbyllet pjesa e parë në Vlorë (VIDEO)

Isa.Autor

“Goli” që ndezi “luftën” MILAN-JUVE/ Ish-zyrtari i KUQEZINJVE: Me VAR-in do ishte i…

Isa.Autor

LAMTUMIRA NGA MILAN/ Gjunjëzimi në “San Siro” dhe Ibrahimovic. Bonaventura flet si “fiorentin”

Delo.autor

Leave a Comment