Futboll Sport

Trajneri i ri befason Arsenalin me transferin nga Serie A

Unai Emery nis të ndërtojë Arsenalin e ri.

Me marrjen e drejtimit të “Topçinjve”, 46-vjeçari ka gati listën e alternativave për merkaton e verës.

 Një nga kandidatët kryesor në listën e trajnerit spanjoll është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Qëllimi i Emery është që të arrijë te futbollisti pa e paguar klauzolën e lojtarit, që është 30 milionë Euro, por një shifër ndjeshëm më të vogël.

Trajneri i anglezëve kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me drejtorin sportiv të italianëve, Monchi, me të cilin ka punuar te Sevilla, transmeton “SS”.

Gjithsesi Arsenali nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te Pellegrini, pasi për lojtarin ka kohë që interesohet Juventusi.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Leicester. Rezultati 3-0

Delo.autor

VIDEO/ Kumbulla protagonist në Ligën e Europës, mbrojtësi i Kombëtares vulos me gol fitoren e Romës

F.autor

DHA ASISTIN E GOLIT TE WERDER BREMEN/ Por Rashica lë i dëmtuar fushën e lojës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment