Futboll Sport

Brazil-Belgjikë/ Trajneri i “Seleçaos” nuk mban sekret asgjë duke treguar edhe formacionin zyrtar

Zakonisht formacionet zyrtare të ndeshjeve publikohen një orë përpara fillimit të takimit. Por trajneri Tite i Brazilit ka menduar ndryshe duke guxuar sërish të publikojë formacionin zyrtar të “Seleçaos” më shumë se një ditë para supersfidës historike midis Brazilit dhe Belgjikës.

Ai ka vendosur sërish të njëjtin rreshtim përballë “Djajve të Kuq”si në ndeshjen e fundit me Meksikën duke kthyer në 11-shen startuese Marcelon e rikuperuar.

Ndërkohë ai ka vendosur sërish t’i besojë rolin e qendërsulmuesit Gabriel Jesusit, pavarësisht kritikave në rritje për lojën e futbollistit të Manchester Cityt që nuk kanë dhënë asgjë nga çfarë pritej.

11-shja brazilian që do të luftojë për të siguruar gjysmëfinalen me Belgjikën është:

Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo, Paulinho, Fernandinho, Coutinho, Willian, Jesus dhe Neymar.

Related posts

KONFERENCA PAS HUMBJES/ Panucci: Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time

Isa.Autor

Franca Kampione e Botës, FIFA e kishte përcaktuar që në fillim (FOTO)

Isa.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Ja “sakrifica” që duhet të bëjë NEYMAR për të dashurën e tij

Isa.Autor

Leave a Comment