Futboll Sport

Revolucion te Gjermania, ja 22 lojtarët për Botërorin “Katar 2022”

Pas eliminimit të turpshëm në Rusi, “SportBuzzer” ka parë nga e ardhmja dhe ka vënë në lupë lojtarët e rinj që do të luajnë për Gjermaninë. 22 lojtarë që trajneri Lëv nuk i përfilli në këtë Botëror mund të luajnë një rol të rëndësishëm në atë të katër viteve të ardhshme. Dhe 15 ditë gjermanët mund ta quajnë veten kampionë të botës. Më pas do të jetë një skuadër tjetër që do të qepë yllin në fanellë. Ndërsa 16 skuadra po luftojnë për trofeun, skuadra është duke vuajtur turpin e eliminimit. “Duhet të ndryshojmë disa gjëra të thjeshta. Na nevojiten fuqi dhe guxim”, deklaroi Oliver Birhof.

Ndërkohë, ka nisur puna për të risjellë në skuadër dëshirën dhe urinë e munguar në muajt e fundit. “Mendoni vetëm një gjë, pas shiut del gjithmonë dielli”, tha piloti i avionit që uli skuadrën në Frankfurt. Një gjest që u prit me duartrokitje nga lojtarët dhe stafi. Nuk ka shumë kohë dhe trajneri duhet përgatisë skuadrën për sfidën e 6 shtatorit kundër Francës për Ligën e Kombeve. Pritet të rikthehet Leroi Sane dhe Xhonatan Tah.

Përfundimi i epokës së artë Shumë lojtarë, por edhe pjesëtarë të stafit priten që të largohen nga skuadra me dëshirën e tyre. Një epokë e re pritet të fillojë në skuadrën gjermane. Kampionët e botës si Myler, Khedira apo Boateng duhet t’u hapin rrugë të rinjve që do të vijnë nga skuadra e moshave U-21, Benjamin Henriks, Toilo Keher apo Mo Doud. Lëv do të ketë në dispozicion lojtarë të rinj, që kanë shumë talent dhe vizion loje.

Sigurisht, pas katër vitesh taktikat do të kenë ndryshuar në futboll. Por gjermanët nuk duhet të ndryshojnë mentalitetin që kanë për lojën. Një fillim i ri sigurisht nuk do të ndryshojë gjërat brenda natës, por do t’i hapë rrugë një projekti ndryshe nga ai i kaluar. Kujtojmë që ishte Klinsman në 2006-ën, ai që filloi të ndryshoj fizionominë në skuadër dhe pas 8 vitesh ata u shpallën kampion bote. Tani turneu i ardhshëm zhvillohet në Katar dhe Lëv duhet të fillojë të mendojë për lojtarët që do të përfaqësojnë kombin e tyre me lojë dhe rezultate ndryshe nga ky i Rusisë.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT HOLANDEZ/ E konsideronin talent, Koeman i tregon derën të riut

Delo.autor

“DUAM TË LUAJMË…”/ Sarri: Patjetër që ka qenë një javë e vështirë, duhet të…

Delo.autor

ODISEJA E VUAJTJEVE/ Dëmtoi ligamentin: ROSHI kryen operacionin me sukses

Isa.Autor

Leave a Comment