Futboll Sport

Ronaldo-Juventus, Vieri jep këtë deklaratë surprizë për Interin

Ish sulmuesi i Interit, Christian Vieri ka komentuar transferimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos në Juventus.

Vieri e quan lëvizje të madhe transferimin e Ronaldos te Juventus, teksa shton se nuk do të ketë shpresa për ish-skuadrën e tij për të fituar “Scudetton”.

“Nëse ai vjen këtu, më nuk do të kishte shpresë për rivalët e Juves në Serie A”, ka thënë Vieri.

“Do të ishte një lëvizje e mirë, do të isha i lumtur për futbollin italian. Ai dhe Messi janë më të mirët në botë. Do të ishte një shtytje për Serie A, të gjithë do të ktheheshin për të ndjekur futbollin vendas siç ka qenë dikur. Do të ishte bingo. Ai është 33 vjeç por jo nuk do të thotë asgjë. Ai është nga Zoti. Mund të luajë pa problem edhe pesë vite”, përfundoi ai.

‘Zonja e Vjetër’ është lidhur me një transferim të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Related posts

PRAPASKENA/ “Duka ndërhyri te FIFA”, ish-presidenti i Federatës Italiane: Ja si na e bllokoi De Biasin…

Delo.autor

TAYSON DO T’I RIKTHEHET BOKSIT/ Trondit ish-kampioni britanik: Majku mund të vdesë në ring!

Delo.autor

BËRI NJË PARAQITJE TË SHKËLQYER/ Selmani e nis me trofe aventurën në Turqi

Delo.autor

Leave a Comment