Futboll Sport

Ronaldo kishte vendosur qysh në janar të largohej, për disa arsye ai…

E vërteta është se Cristiano Ronaldo kishte dashur të pensionohej në Real Madrid. Ishte ëndrra e tij të luante deri në moshën 41-vjeçare.
Superylli portugez ishte i lumtur në “Santiago Bernabeu”, aty ku është bërë legjendë, aty ku e fitoi titullin e pestë të Ligës së Kampionëve, por në janar të këtij viti e bëri të qartë se mungesa e taktit nga presidenti i klubit Florentino Perez e kishte zemëruar, sepse ai paraprakisht i kishte premtuar përmirësim kontrate, transmeton Gazeta Express.

Por, lumturinë ia prishi gjesti i Madridit për të tentuar ta bëjë të lumtur, duke e hapur derën për largimin e tij në verë nëse rrethanat do të lejonin.

Ishte një kohë kur klubi e kishte kuptuar se tani mund ta lejojë ta largohet pasi karrierës së tij po i vjen fundi.

Forma e Ronaldos në pjesën e parë të sezonit që lamë pas e shpjegon këtë më së miri, sepse u pa një formë e portugezit që nuk ishte parë kurrë më herët, ai vuajti deri sa u zgjua nga gjumi në pjesën e dytë të sezonit duke shënuar gola të shumtë.

Megjithatë, Madridi kishte vendosur se 100 milionë euro nga ndonjë klub që nuk është rival i drejtpërdrejt do të ishin mese të pranueshme për ta shitur Cristianon.

Ronaldo ishte ndier i fyer nga kjo.

“Nëse vlej 100 milionë euro, është sepse ata [Real Madridi] nuk më duan mua”, pati thënë Ronaldo në janar, duke thënë se klubi e kishte vënë çmim të pavlerë, të cilin e ka vlerësuar si ofendim.

 

Related posts

Maradona: Po vazhdoi me këtë lojë, Sampaoli më mirë të mos kthehet më

Sadik.Autor

PO E KËRKON INTERI/ PEREZ takohet me MODRIC për ta JOSHUR të mos LARGOHET

Isa.Autor

PLANET E PRESIDENTIT TË “FIFAS”/ Infantino premton ndryshime drastike në futboll, ja pikat që do preken

Delo.autor

Leave a Comment