Futboll Sport

Te Milan ka një të paprekshëm, Leonardo e heq lojtarin nga merkato

Referuar raportimeve më të fundit nga Italia, i riu i AC Milan, Manuel Locatelli është hequr nga merkato, si pasojë e ndryshimeve më të fundit në pronësi dhe drejtimin e klubit kuqezi. Locatelli dukej i destinuar të transferohej te Sassuolo, përpara se të ndodhte ndryshimi i pronarëve të AC Milan, çka bëri që i gjithë transaksioni të mbetej pezull. Tani “Sky Italia” ka konfirmuar se në fakt Locatelli është hequr fare nga merkato e kuqezinjve, pasi drejtori i ri teknik i Milan është një tifoz i mesfushorit, çka e zbuloi në konferencën e tij për mediat.

“Locatelli është një nga futbollistët e rritur këtu, ai është si djali ynë. Ne duhet të kuptojmë qëllimet e tij. Unë mendoj se ai është një futbollist që nuk ka përfunduar ende rrugëtimin e zhvillimit, dhe është më mirë sikur të rritet këtu”, deklaroi Leonardo. Për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar mesfushori ka qëndruar në pankinë, ndërkohë që Biglia ishte i përzgjedhuri fillimisht nga Montella dhe më pas nga Gattuso. Gjithsesi, Biglia nuk po merr pjesë në turin para sezonal të Milan, çka do të shërbejë si një shans që Locatelli të provojë veten e tij.

Related posts

“NUK JEMI FAVORIT”/ Guardiola: City është prapa klubeve si Milani dhe Juventusi

Isa.Autor

PSG NXJERR NË SHITJE YJET/ “Fshin” Mbappe, Neymar e Verratti. Në Paris është dita e Dembele, prezantohet francezi

F.autor

ACAROHET SITUATA TE MANÇESTER UNITED/ Kapiteni i “djajve” kapet duke festuar një ditë pas humbjes me Sitin

Delo.autor

Leave a Comment