Futboll Sport

RRËFEHET CAFU: Neymar te Real Madridi? Ai ka një kontratë me klubin…

Cafu, ish-mbrojtësi i djathtë i shquar brazilian, mori pjesë në një ngjarje në Moskë. Ai luajti një ndeshje me legjenda të tjera, si Michel Salgado, Mateus dhe Forlan, ndër të tjera. Gazetarët e pyetën për kritikat që është duke marrë Gabriel Jezus në Brazil, shkuarjen e Cristiano Ronaldos te Juventusit dhe çfarë e ka befasuar deri tani në Kupën e Botës.

Mungesa e golave ​​të Grabriel Jezus: “Taktikisht, puna e Gabriel Jezus ishte i patëmetë, por ai është duke u kritikuar për mosshënimin e asnjë goli në Kupën e Botës. Ai është lojtar i mirë, por unë mendoj se ka nevojë për pak më shumë pjekuri për një kompeticion si Kupa e Botës”.

Shkuarja e Cristiano Ronaldos te Juventusi: “Eshtë diçka fantastike për futbollin italian, sepse ka marrë në gjirin e vet një lojtar, i cili ka qenë pesë herë fitues i “Topit të Artë”. Ronaldo do ta përmirësojë imazhin e Seria A. Sa i takon konkurrencës, është e qartë se Real Madridi humbet, ky është një lojtar sensacional, por unë mendoj se do të nënshkruajë me ndonjë yll tjetër”.

Neymar dhe nënshkrimi i tij i mundshëm për Real Madridin: “Neymar është te PSG, ka një kontratë…”

Lojtarët që e kanë impresionuar në Kupën e Botës: “Lojtarët që unë i pëlqeja ishin Mbappé dhe Hazard. Ishin pikërisht ata të dy, që kanë më impresionuar në këtë Botëror”.

Related posts

Bologna- Milan/ Hakan Calhanoglu shënon golin e parë ndaj vëndasve (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Angli-San Marino. Rezultati 5-0

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Hidhet shorti për eleminatoret e “Euro 2023”, Shqipëria dhe Kosova në një grup me…

Delo.autor

Leave a Comment