Futboll Sport

“LOJTARI IM I PREFERUAR ËSHTË…”/ Vajza e Maradonës kurorëzon “mbretin” e ri të futbollit

Babai i saj është zgjedhur lojtari më i mirë i shekullit të 20-të (i lidhur me Pele), ka fituar praktikisht gjithçka, që nga Kupa e Botës te kampionati i Serie A. Pra, është normale që njohjet e saj mbi futbollin të jenë mjaft të gjera. Por, duke qenë vajza e Diego Armando Maradonës, çështja bëhet edhe më e komplikuar. Kjo është arsyeja pse kur Dalma Maradona shpreh një mendim për një futbollist, fjala e saj është pothuajse e padiskutueshme. Dhe vajza e madhe e “Pibe de Oro” ka zgjedhur: Mbappé është mbreti i ri i futbollit.

“Lojtari im i ri i preferuar është Kylian Mbappé, – lexohet në postimin e fundit të saj në Twitter, shoqëruar nga “fotografia më e mirë e profilit ndonjëherë!” Lidhja bëhet me fotografinë e profilit, që ka vendosur kampioni i botës, Kylian Mbappe. Konkretisht, fenomeni 22-vjeçar i PSG-së ka zgjedhur t’i bëjë homazhe Maradonës, duke zgjedhur një foto portreti të tij me fanellën e Argjentinës si foto në profilin e tij në Twitter. Ky vlerësim social ndezi fansat, të cilët u dyndën për të komentuar postimin e Dalma, vajzës së madhe të “Diez”, me shumë emocione.

Related posts

NDRYSHON MENTALITET ME TË SHKUARËN/ Perez përqendrohet tek talentet, sytë tek ylli i ri i Bundesligës

Delo.autor

Messi: Nuk e di se çfarë do të bëj apo ku do të jetoj kur ti jap fund karrierës

Q.Autor

E BUJSHME/ Ky është objektivi numër një i Zidane tek Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment