Futboll Seria A Sport

“IBRAHIMOVIC NUK ËSHTË IDHULLI IM”/ Surprizon Olivie Giroud: Duhet të fitojmë derbin

Olivie Zhiru beson te titulli, ka një idhull më të madh se Ibra dhe elasticitetin e tij ia kushton një pasioni të vjetër. Këto detaje i ka zbuluar vetë gjatë një interviste ku në lidhje me të kaluarën ka thënë:

“Jam elastik sepse kam shkuar në shkollë kërcimi kur kam qenë i vogël. Mënyra se si e kam punuar trupin në atë kohë më ndihmon të kem stabilitet dhe fleksibilitet.

Kam studiuar shkenca sportive në Universitetin e Grenoblës duke bërë stërvitje në mëngjes teksa studioja pasditeve”. Kur zgjodhi numrin 9 të Milanit, të gjithë i folën për mallkimin e asaj fanelle e cila ka bllokuar shumë sulmues të spikatur në vitet e fundit, por Zhiru beson shumë në Zot.

“Idhulli im është Jezu Krishti. Dikur pëlqeja Shevçenkon ndërsa tani kam fatin të punoj me Ibrahimoviçin, por nuk ia kam thënë ende Zlatanit se sa shumë e admiroj. Që moshën 20-vjeçare ai ishte në majë dhe mbaj mend se dëshiroja shumë një fanellë të tijën. Për hir të së vërtetës, nuk e bleva, por ma dhanë miqtë. Ndoshta do të bëj që Ibra ta firmosë për mua një ditë”, tregoi 35-vjeçari. Milanin nesër e pret derbi. Ndeshje e vështirë dhe pikë të rënda në valle.

Zhiru duket se beson te titulli teksa shpjegon: “Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Interit. Nëse fitojmë, kemi një shans të mirë për të qenë pranë kreut deri në fund. Unë luajta dhe shënova në derbin e parë kundër Totenhemit, ishte shumë e rëndësishme për tifozët e Arsenalit, ndaj uroj të provoj emocionet edhe në atë të Milanos”.

Related posts

FITORE NË FRYMËN E FUNDIT NË EURO U-21/ Super gol në minutën e 90, ja çmenduaria e Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

Neymar prezanton fanellat e PSG-së për sezonin 2018/19

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Interi dhe Roma po punojnë për shkëmbimin e bujshëm me lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment