Futboll Sport

RUSI 2018/ Tabarez “gjenerali” me paterica, që i ka ndryshuar fytyrën Uruguait!

Në 2010-ën provoi shijen e parë të suksesit me një vend të katërt në Botëror duke qenë dhe kombëtarja amerikano-jugore që mbërriti më larg në këtë turne. Ndërkohë që pas një viti uruguaianët u rikthyen të fitojnë Copa America në një kompeticion të dominuar nga fillimi në fund.

Në Brazil sërish kombëtarja Celeste kapi fazën e 1/8 ku u eliminua nga Kolumbia ndërsa në Rusi po tregon dhe njëherë tjetër se Uruguai po i ritkhehet ditëve të lavdishme, falë një trajneri që suksesin e tij e ka ndërtuar mbi thjeshtësinë, në metodat e të punuarit dhe stilin e të luajtir. Uruguai i Tabarez është shëmbëlltyra e tij, një skuadër jo shumë dëfryese në lojë, por për një gjeneral si në fushë dhe në luftë, i rëndësishëm është rezultati përfundimtar dhe 71-vjeçari, përtej çdo vështirësie, qoftë dhe fizike, po e dërgon Uruguain në shtigje të pashkeluara prej dekadash, për të rikthyer emrin e një skuadre që dikur ishte e madhe, nga një vend i vogël.

Related posts

“PRESIONIN DUHET TA ANASHKALOJMË”/ Daja: Jemi 100% gati, plan ndryshe për të mposhtur Kukësin

Delo.autor

Reagon Interi/ D’Ambrosio mposht Strakoshën duke vendosur ekulibrat në “Olimpico”(VIDEO)

Sadik.Autor

UDHËTUAN DRJET ISLANDËS/ Bilardo dhe letra, Kombëtarja relaks para sfidës

Delo.autor

Leave a Comment