Futboll Sport

KUALIFIKIMI ME “RULETË RUSE”/ Penallti perfekte, të gjithë ekspertë tek Laçi nga 11-metra

Kapiteni Ignjatoviç gjuajti penalltinë e fundit të Laçit dhe ishte i vetmi që ndoshta “rrezikoi” pak, pasi portieri kundërshtar ia kuptoi krahun. Katër penalltitë e tjera të kurbinasve, nga mënyra si u gjuajtën, ishin të pakapshme, si ato të gjuajtësve të mëdhenj botërorë të 11-metërshave.

U pa qartë se në këtë drejtim trajneri Cungu dhe stafi i tij kishin punuar shumë. Gjuajtje të forta dhe në lartësi, gati perfekte, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Keshlës për t’i neutralizuar. Një penallti mjaft e bukur ishte ajo e Mazrekajt, e gjuajtur më fort se të tjerët. Për këtë arsye trajneri Cungu e hodhi në fushë në sekondën e fundit, duke pasur besim të plotë te kosovari. Çdo gjë sipas llogarive. Detajet bëjnë diferencën dhe nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë, sidomos kur bëhet fjalë për një ndeshje teke.

PENALLTITË

Keshla

1.Klots +

2.Zhunior +

3.Akhundov +

4.Haxhijev +

5.Qirtimov – (pret Sherri)

Laçi

1.Nuabueze +

2.Lushkja +

3.D.Rapo +

4.Mazrekaj +

5.Ignjatoviç +

Related posts

“LEKU LETËR”/ “Superklasikja” River-Boka: Nuk do ta besoni sa do FITOJË qyteti i Madridit

Isa.Autor

MOMENT GAZMOR/ Ronaldo rrëshqet në stërvitjen e Portugalisë, shokët e ekipit e tallin, por CR7… (VIDEO)

Delo.autor

Ka tri ndeshjeve PA SHËNUAR GOL/ Aubameyang i gatshëm të BËHET PORTIER (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment