Futboll Sport

Safet Gjici si Maurizio Zamparini, katër trajnerë në një vit te Kukësi

Safet Gjici si Maurizio Zamparini, ndoshta jo në të njëjtën kuotë si pronari i Palermos, por rruga e ndjekur aty të dërgon. Presidenti ka sjellë katër trajnerë në një vit kalendarik për Kukësin.

Në Korrik të 2017-ës ishte kampioni Ernest Gjoka që drejtonte blutë në Champions League, por eliminimi provokoi shkarkimin ndoshta edhe të papritur, duke qenë se Kukësi u largua nga kompeticioni më shumë për çështje fati se sa për paaftësi. Megjithatë vetë presidenti pak muaj më vonë nuk nguroi t’i vendoste notën 8 Gjokës, pavarësisht se në momentin kur e largoi, tregoi mungesë vlerësimi.

Mladen Milinkoviç u emërua në vendin e Gjokës duke marrë përgjegjësinë e madhe për të kryer hapin cilësor në lojë dhe rezultate dhe kishte besimin e plotë të presidentit, aq sa për t’u vlerësuar më shumë se askush tjetër.

Hapin cilësor nuk e pa askush, përkundrazi skuadra pati regres. Kukësi nuk ofroi as lojë e as rezultate, megjithatë pavarësisht krizës, Gjici u mendua 1000 herë përpara se ta shkarkonte. Vendimi për largimin e tij erdhi nga presioni i gjendjes kritike dhe e detyroi Gjicin që në dhjetor të nënshruante divorcin e padëshiruar me teknikun serb.

Peter Pacult morri në duar çelsat e skuadrës në muajin Janar kur blutë mbanin vendin e 5-të. Me teknikun vjenez veri-lindorët rigjetën shijen e ëmbël të fitoreve dhe superlativat e Gjicit për trajnerin, menjëherë pas suksesit me Skënderbeun, mund të emocionin edhe një austriak të ftohtë si Pacult, madje trajneri u konfirmua edhe për të ardhmen, e ardhme që do të zgjaste vetëm pak muaj.

Pas largimit të tij, vjen rikthim “në origjinë”, aty ku filloi të shkruhej historia e epokës moderne të Kukësit, te Armando Cungu. Vlerësimi i Gjicit për shkodranin është thuajse maksimal dhe Cungut do t’i takojë barra për të bërë realitet ëndrrën europiane të Gjicit, të cilës para 5 sezonesh i shkoi shumë pranë, duke kaluar 3 ture.

Katër trajnerë në një vit, për të shkuar sa më larg në Europë ,sepse ky rrugëtim mund të përcaktojë edhe personalitetin e presidentit Gjici, nëse do të vijojë në rrugën e Zamparinit, apo do të drejtojë me stilin e Arsenalit, duke u besuar pak më gjatë zgjedhjeve të tij….

Related posts

SPANJË-POLONI/ “Furia e Kuqe” kërkojnë triumfin e parë në këtë kompeticion (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“MË KANË THËNË SE JANË TË KËNAQUR ME ATË QË KAM BËRË”/ Flet Konte: Largohem nga Interi nëse…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Qeveria britanike habit me këshillat për tifozët: Kujdes nga hajdutët në Kosovë, mos pini ujë çezme

F.autor

Leave a Comment