Futboll Seria A Sport

LAJM I MADH NGA ITALIA/ Lazio refuzon çdo ofertë për Strakoshën, ja arsyeja

Klubi i Lazios ka vendosur që të mos i përgjigjet pozitivisht ofertave për Thomas Strakoshën.

Për portierin nuk kanë munguar ofertat tunduese, por në Romë janë të bindur se nuk kanë marrë ende maksimumin nga ai, ndaj çdo ofertë që do t’u vijë bardhekaltërve do të kthehet mbrapsht me një “jo, faleminderit”.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, te Lazio besojnë verbërisht te aftësitë e Strakoshës dhe jo vetëm për faktin që Igli Tare e njeh që të vogël farë lidhjes miqësore që ka me babain e tij, Foto Strakoshën.

Portieri ka treguar në fushë se e meritonte vendin si titullar në këtë klub të rëndësishëm në Serinë A dhe me këto paraqitje ka bindur jo vetëm italianët, por edhe klubet angleze që janë vënë në ndjekje të tij.

Arsenal e West Ham ishin skuadrat më ngulmuese, por Lazio ka vendosur që të mos e largojë lojtarin, duke i besuar atij edhe për të ardhmen në këtë projekt me Simone Inzagin në pankinë.

Edhe pse mendohet se ofertat mund të arrijnë shifra të rëndësishme, deri në 50 milionë euro, në klubin italian mendojnë se të zëvendësojnë Strakoshën do të jetë shumë e vështirë ndaj për këtë arsye do të refuzohet edhe këtë vit çdo lloj oferte që vjen për të.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Ramos diktoi merkaton e Real Madridit, refuzoi transferimin e kolumbianit

Delo.autor

AKORDI MILAN-CALHANOGLU DREJT RINOVIMIT/ Takimi i sotëm frytdhënës, ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

Nuk e lidh asgjë me Gjermaninë, por ja çfarë thotë Figo për ekipin e Löw

Sadik.Autor

Leave a Comment