Futboll Sport

Shkëlqeu me Rusinë/ Klubi i madh francez firmos me talentin premtues (FOTO)

Talenti rus që la shenjë në Kupën e Botës me përfaqësuesen Aleksandr Golovin ka firmosur me skuadrën e Principatës së Monakos. 22-vjeçari është zyrtarizuar sot blerja më e re e klubit francez. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi bardhekuq në faqen e tij zyrtare. Ish-futbollisti i CSKA Moskë ka firmosur për 5 vite me AS Monacon.

Ai ka thënë fjalët e para në prezantimin te ambjentet e klubit ku nuk e ka fshehur lumturinë për eksperiencën e re.

“Jam shumë i lumtur që firmosa për Monacon. Kjo është një aventurë e re për mua që dua ta përmbush me shumë ambicje. Mezi pres të takoj stafin dhe shokët e mi të ekipit”, deklaroi Golovin sipas faqes zyrtare të klubit.

Ai kërkohej nga Juventusi dhe Chelsea që bënë të pamundurën për ta sjellë në radhët e tyre, por Monaco ka ditur të thotë fjalën e fundit.

Related posts

STATIKSTIKA TË FRIKSHME/ Interi i Contes më i mirë se ai i “Special One” në 2010-ën

Delo.autor

Manchester United përgatit 140 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës…

Sadik.Autor

I SKADON KONTRATA VITIN E ARDHSHËM/ Juventus dhe PSG interesohen për lojtarin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment