Futboll La Liga Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Barcelona e do me patjetër këtë francez në skuadër

Barcelona po përshpejton në këtë merkato që të afrojë lojtarët cilësore. Me nënshkrimin e Arthur dhe Lenglet tashmë në skuadër, është koha për të përmirësuar mesfushën. Klubi blaugran prej disa ditësh ka nisur punën që të afrojë në ekip mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Gjigantët katalanas e shohin francezin si një lojtar kyç në repartin e mesfushës dhe do të bëjnë të pamundurën për ta bindur që të firmosë në “Camp Nou”. Por, gara për të marrë shërbimet e tij do të jetë tepër e vështirë, pasi trajneri portugez i “Djajve të kuq”, Mourinho nuk dëshiron që t’a lërë të lirë lojtarin. Sidomos, pas paraqitjes fantastike që 25-vjeçari bëri në Kupën e Botës në Rusi me kombëtaren e tij, Francën, me të cilën u shpall edhe kampion bote.

Megjithatë, sezonin e kaluar Pogba nuk pati momente dhe aq të mira në “Old Trafford”, pasi paraqitja e tij në disa ndeshje ishte zhgënjyese, ku u kritikua shumë. Lojtari nuk ka dëshirë që të largohet nga kampionati anglez, megjithëse shanset janë. Menaxheri i tij Mino Raiola, sipas mediave italiane, së fundmi ka takuar drejtuesit e blaugranëve, ku thuhet se i ka ofruar mesfushorin francez. Barça duhet të paguajë 150 milionë euro për të marrë shërbimet e yllit francez. Merkato e verës në Angli mbyllet më 9 gusht, kështu që katalanasit duhet të përshpejtojnë punën për të bindur Mourinhon që të nënshkruajnë me Pogba. Për francezin u përfol edhe pista e rikthimit te Juventus në Itali, por duket që shanset për të zbritur në “Allianz Stadium” janë tepër të vogla. Pasi klubi bardhezi nuk ka të ardhura për të përballuar kartonin e 25-vjeçari, pasi shpenzoi 105 milionë euro për Cristiano Ronaldon.

Related posts

E ARDHMJA E SUPER YLLIT KROAT/ Luka Modric merr vendimin e rëndësishëm, firmos për…

Delo.autor

PENALLTIA MË SKANDALOZE/ Roma vjedhje “pa armë” ndaj Fiorentinas (VIDEO)

Delo.autor

FOTOLAJM/ “Po Josh! Ndodhi me të vërtetë”, Bayern bën postimin epik në “Twitter”

Delo.autor

Leave a Comment