Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Besnik HASI trajner në Arabinë Saudite, drejtuesit nuk e dinë që është SHQIPTAR (FOTO)

Të qënit një futbollist dhe një trajner në Belgjikë nuk do të thotë që je Belg. Besnik Hasi do të vijojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite ku është emëruar në krye të stolit të Al-Raed FC që luan në elitën e futbollit saudit.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi, ndërkohë që bie në sy se mesa duket arabët nuk e dinë që në fakt Besnik Hasi është shqiptar, duke e pritur atë me flamurin belg në postimin zyrtar të mirëseardhjes.

Hasi së fundmi drejtoi gjigantët grekë të Olimpiakos, ndërsa më parë ka qenë trajner edhe i Legias së Varshavës dhe Anderlehtit, ku ka luajtur si futbollist.

Related posts

Selmani drejt largimit nga Laçi, kurbinasit e kanë zëvendësuesin në shtëpi

Sadik.Autor

JUVENTUS/ Motta: Nuk kanë qenë ditë të lehta, luajmë të zemëruar ndaj Veronës

F.autor

“PO KRYHET NJË HETIM PËR VDEKJEN E MARADONËS”/ Miku i ngushtë i legjendës: E la veten të largohej nga kjo botë

Delo.autor

Leave a Comment