Futboll Seria A Sport

Shkëmbimi Higuain-Bonucci/ Ja cili është problemi për t’u zgjidhur (DETAJE)

“Do të jetë një proces i gjatë”. Ishte kjo fraza që i rrëshkiti Giuseppe Marottas, duke komentuar kështu atë që konsiderohet si një superoperacion merkatoje me Milanin, me protagonistë Gonzalo Higuainin dhe Leonardo Bonuccin. Tratativa projekton “El Pipitan” te Milani dhe rikthimin e Bonuccit te bardhezinjtë, me kapitenin e kuqezinjve qe e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Torino, duke u takuar edhe me trajnerin Allegri për të sqaruar çdo pakënaqësi të së shkuarës.

Gjithsesi ky shkëmbim nuk parashikohet aspak i thjeshtë, pasi bëhet fjalë për lojtarë kalibri. Kartoni i Higuainit vlerësohet nga Juventusi me 60 milionë euro, ndërkohë që kuqezinjtë për të lejuar largimin e Bonuccit kërkojnë Caldaran, të cilin Marotta dhe Allegri nuk dëshirojnë ta lënë të lirë.

Në gjithë këtë situatë, një rol thelbësor merr Caldara dhe Rugani, pasi operacionet kërkojnë likuiditet krahas diplomacisë dhe në të vërtetë Chelsea ende nuk i ka ofruar zyrtarisht ato 55 milionë eurot për mbrojtësin 23-vjeçar, për të cilat shkruanin gjithë tabloidet angleze. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë dinamika e këtij projekti.

Related posts

Andrea Pirlo: Buffon e teproi me protestën ndaj gjyqtarit

Sadik.Autor

MOURINHO MERR LAJMIN E KEQ/ Tottenham humbet edhe yllin koreano-jugor Son, ja sa do të mungojë

Delo.autor

TRITOLI NË BANESËN E PRESIDENTIT DUKA/ UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment