Futboll Sport

E KRYER/ Sedat BERISHA merr dritën jeshile nga FSHF-ja, qendërmbrojtësi një hap larg TIRANËS

Sedat Berisha është zyrtarisht lojtar i lirë. Mbrojtësi shkupjan ka fituar gjyqin me klubin e Vllaznisë dhe krahas 3 pagave të pashlyera, ai sot ka marrë edhe lejekalimin nga shkodranët. Fillimisht ai doli i fituar në gjyqin e hapur në FIFA për pagat, ndërsa sot ka marrë dritën jeshile për të qenë futbollist i lirë. Kësisoj, shtatlarti me shumë gjasë do të transferohet te Tirana.

Bardheblutë dëshirojnë edhe një lojtar në fazën difensive e në këto kushte Berisha mund t’i bashkohet 24-herë kampionëve të vendit në ditët e ardhshme. Kujtojmë që ai ishte në kontratë me skuadrën e Vllaznisë deri në fund të muajit dhjetor, por sot gjithçka ka marrë fund mes palëve.

Related posts

HARROJENI ROBERTO CARLOS/ Futbollisti latin shënon një GOL të PABESUESHËM (VIDEO)

Isa.Autor

Nxori Icardin nga loja, Wanda Nara kritikon Spallettin: Zëvendësim idiot

Sadik.Autor

Ducati “fluturon” në Gjermani, Lorenzo më i shpejti në prova

Isa.Autor

Leave a Comment