Futboll Seria A Sport

Shokë skuadre me Ronaldon, juventini “thumbon” suksesin e portugezit

Janë të dy shokë skuadre, por mesfushori francez i Juventusit Blaise Matuidi ndihet më krenar se portugezi Ronaldo. Matuidi ka arritur suksesin më të madh në karrierën e një futbollisti ku ka pak ditë që ka fituar me Francën Kupën e Botës.

Në një deklaratë për gzetën sportive italiane”Gazzetta dello Sport” juventini e ka peshuar si më të rëndë trofeun që fitoi me “Gjelat” se sa kampionatin europian të fituar nga portugezi në 2016 me Portugalinë.

“Cristiano është lojtari më i mirë në planet. Fakti që ai do të luajë me ne është lajm i mrekullueshëm, sidomos për një lojtar që do të ndajë të njëjtën dhomë me një kampion bote!

Dy vite më parë ai arriti të më mposhtte në finale e Parisit, por është e vërtetë se Kupa e Botës është më e vlefshme se një Kampionati Europian!”, deklaron 31-vjeçari.

 

Related posts

FORMULA 1/ 4 euro bileta, 40 mijë tifozë të pranishëm në garën turke

Delo.autor

“MERKATO” NË JUG TË VENDIT/ Igli Tare “kapet mat” me ish lojtarët e Kombëtares në Palasë

Delo.autor

HIDHËRON TIFOZËT E “ZONJËS SË VJETËR”/ Ancelotti: I uroj Atletico Madridit të…

Delo.autor

Leave a Comment