Futboll Seria A Sport

SHOKON Sassuolo/ Klubi italian arrin marrëveshjen me Boateng

Përvoja në Gjermani rezultoi e suksesshme, megjithatë Kevin Prince Boateng është gati të kthehet në Itali. Pasi ka luajtur vetëm me fanellën e Milanit në Serie A, mesfushori i zotëruar nga Eintracht Frankfurt është shumë afër klubit të Sassuolo. Agjenti i tij po punon për të gjetur një marrëveshje të plotë me udhëheqësit e klubit gjerman, në mënyrë që ata të dorëzojnë mesfushorin e vitit 1987 tërësisht. Klubi i Giorgio Squinzi ka përgatitur tashmë një kontratë trevjeçare që do të nënshkruhet për Boateng, i cili duket se vendosi të heqë dorë nga Europa League për t’u kthyer në Itali me fanellën e Sassuolo. Do të ishte një goditje me të vërtetë sensacionale për Sassuolo, që do të siguronte një lojtar të përfshirë në “Top 11” të fundit të Bundesliga dhe atë të La Liga vitin e kaluar, kur befasoi me fanellën e Las Palmas, duke shënuar gola të mrekullueshme.

Jo vetëm Kevin Prince, në shtëpinë Boateng edhe vëllai i tij Jerome mund të ndryshojë ekipin. Mbrojtësi i Bayern Munchen ka vendosur me të vërtetë për një aventurë të re dhe si Paris Saint-Germain dhe Manchester United kanë shfaqur gatishmërinë për të bërë një investim të rëndësishëm për një lojtar që tashmë është 31 vjeç. Jose Mourinho është i interesuar për një mbrojtës me eksperiencë dhe e shikon gjermanin si një alternativë mjaft të mirë për të përforcuar repartin difensiv të “Djajve të Kuq”. Për Jerome Boateng ka interes nga disa klube, ndërsa edhe Napoli që tani drejtohet nga Carlo Ancelotti ka shfaqur dëshirën për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit të Bayern, që kërkon stimuj të rinj. Gjithsesi trajneri Niko Kovac garantoni një ditë më parë se Boateng nuk do të largohet: “Ai do të qëndrojë me ne. Unë kam biseduar tashmë me të. Unë stërvita vëllain e tij në Frankfurt dhe do të ndjehem mirë me Jerome, ashtu siç kam bërë me Kevin Prince”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-ylli Owen: Mund të kisha shkuar tek Inter. Kisha nisur edhe…

Delo.autor

VETËM 40 VJEÇ/ Mosha e Ibrës nuk përbën problem për Milanin, kuqezinjtë kanë një plan “B” për suedezin

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ “Ujqërit” e Skënderbeut i tregojnë “dhëmbët” Teutës

Delo.autor

Leave a Comment