Futboll Sport

“Shtëpia e re e futbollit” në Kosovë, Prishtina gati të nderojë Fadil Vokrrin

Prishtinës do t’p shtohet së shpejti një stadium me standarte europiane. Lajmin e ka dhënë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi bashkë me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Dy zyrtarët mbërritën sot në stadiumin e Komunës së Prishtinës për të ndjekur fazën e fundit të punimeve. Ministri Gashi e ka konsideruar “shtëpinë e re” të futbollit në Prishtinë si më tërheqësen në të gjithë Ballkanin. Ndërsa kreu i FFK Ademi ka falenderuar për bashkëpunimin qeverinë e Kosovës.

Ndeshja e parë që do të përurojë impiantin e ri do të luhet në 28 korrik. Kurse në shtator, stadiumi do të jetë i përfunduar dhe gati për të lejuar përfaqësuesen e Kosovës për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kombeve. Është propozuar që emri i stadiumit të vihet “Fadil Vokrri” në nder të ish-futbollistit të njohur që u nda nga jeta në 9 qershor nga një goditje në zemër, por këtë do ta vendosë mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Related posts

“BËNTE SEKS DHE ME VAJZA TË TJERA”/ Modelja argjentinase rrëfen tradhtinë e Dybalas (FOTO)

Isa.Autor

SPECIALE/ XHAKA-SHAQIRI: Ja rastet e tjera ku futbollistët shqiptarë kanë patur të njëjtin fat 

Isa.Autor

VAZHDON FORMËN E SHKËLQYER/ Sinjali i radhës për Rejën, vjen goli i pestë në kampionat për Vrionin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment