Futboll Seria A Sport

Sirena angleze për portugezin e Interit, Joao Mario, mesfushori shumë pranë…

Joao Mario mund ta vazhdojë aventurën sërish në Premier League, por jo më te skuadra e West Ham, ku luajti për një gjysmë sezoni i huazuar, pasi klubi i drejtuar nga Manuel Pellegrini nuk ushtroi të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të portugezit, që zotërohet nga Interi.

Mesfushori, i cili nuk dëshiron të qëndrojë te zikaltrit, pritet të rikthehet në Angli, pasi ekipet e Everton e Bournemouth kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Problem mbetet vetëm vlera e kartonit, pasi drejtuesit e Interit nuk kanë ndërmend të heqin dorë për një shifër më të ulët se 30 milionë euro, për të shmangur defiçitin, pasi paguan 42 për ta sjellë në Milano.

Related posts

Tifoz me SERBINË në Botëror/ Këtë herë Kosta Grillo e terpon me “festën” KUNDRA SHQIPËRISË

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Fiorentina-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

ZGJEDHJET TEK BRCELONA/ Kandidati për president: Duhet prishur “Camp Nou” dhe ndërtuar stadium i ri me…

Delo.autor

Leave a Comment