Futboll Sport

Ndeshja më e rëndësishme e karrierës, kapiteni i Suedisë është në ankth sepse gruaja e tij…

Sot është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij në kombëtaren suedeze. Andreas Grankvist pret gjithashtu lajme nga shtëpia e tij në Suedi. Sot gruaja e tij do të lindë fëmijën e dytë të çiftit, në të njëjtën ditë që burri i saj do të luajë për 1\8-at ndeshjen ndaj Zvicrës. Mbrojtësi i qendrës nuk ka planifikuar të lërë skuadrën, por nuk e ka mohuar një mundësi të tillë. Ai deklaroi se ishte në kontakt me gruan e tij që po bën shumë mirë.

“Deri tani gruaja po ia del shumë mirë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Të shohim se çdo të ndodhë. Për momentin jam i fokusuar te ndeshja e nesërme ndaj Zvicrës, pasi e di që ajo është shumë e fortë dhe do ia dali”, deklaroi lojtari. Suedezët përfunduan të parët në Grupin F së bashku me Meksikën, që u rendit e dyta.

Ajo u eliminua dje nga Brazili me rezultatin 2-0. Në të njëjtin grup ndodheshin edhe Gjermania e Koreja e Jugut që u eliminuan, pasi nuk morën më shumë se një fitore secila.

 

Related posts

Dilemat e Valverdes te Barcelona: Botërorin apo rekordin?!

Sadik.Autor

“FANTAZISTI” BRAZILIAN I MILANIT/ Nga marsi në mars i “fiku motorët” vetëm 4 herë, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Portieri Dajsinani: Duhet të tregojmë vlerat tona, ja si Skënderbeu do të dalë nga kriza…

Delo.autor

Leave a Comment