Futboll Seria A Sport

STUDIMI/ Sezon i ri, MILANI i vjetër: Ja problemet e kuqezinjve, GATTUSO pritet të…

Pas barazimit me Empolin, trajneri Gennaro Gattuso tha se Milani i tij nuk është një ekip i madh, sidomos kur në fushë mungon Gonzalo Higuain. Në fakt, mjafton të shohësh formacionin i cili u fut në fushë ndeshjen e së enjtes, për të kuptuar se, në fakt, skuadra është e njëjtë me atë të vitit të kaluar, me të njëjtat limite e probleme. I vetmi nga blerjet e reja, i cili luajti kundër Empolit, ishte Diego Laxalt, i zgjedhur për të lënë pushim Rodriguezin. Ndërkohë, të gjithë të tjerët janë lojtarë që ende nuk janë futur në fushë e nuk kanë dhënë kontributin e tyre për klubin.

Një nga problemet më të theksuara të kuqezinjve këtë sezon është mbrojtja. 8 gola të pësuar në 5 ndeshjet e para. Një statistikë e cila lë për të dëshiruar e të bën të mendosh për Caldaran, që ende nuk është përshtatur me skuadrën, apo kapitenin Romagnoli, të cilit i janë kushtëzuar ndeshjet e mira nga gabime të pafalshme.
Problemi duket është psikologjik dhe përfshin të gjithë skuadrën. Janë 7 pikët e humbura nga situata ku Milani ka qenë në avantazh, një rekord. 7 nga 8 golat e pësuar kanë qenë në pjesën e dytë, një fakt se ekipi i Gattusos e ka të vështirë të ruajë përqendrimin gjatë gjithë takimit.

Trajneri i 7 herë kampionëve të Europës nuk duket në rrezik për të humbur vendin e punës. Pavar♪sisht se ka disa emra që po qarkullojnë, Leonardo nuk e ka marrë në konsideratë heqjen e trajnerit.
Ndeshja e ardhshme për Milanin do të jetë kundër Sassuolos në “Mapei Stadium”, përballë një kundërshtari i cili aktualisht renditet i treti dhe e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke shpresuar për një rikthim te Higuain, tifozët kuqezinj, por edhe vetë Gattuso, shpresojnë për një rikthim te fitorja.

Related posts

Nadal “leksion” Djokovic në turneun e Romës, synon kreun e renditjes

Sadik.Autor

Klubet e mëdha në “festë”/ Kampioni i botës nuk do të vazhdojë më me PSG-në

Isa.Autor

ZYRTARE/ Çështja e rinovimit, Torino vendos për Vojvodën

F.autor

Leave a Comment