Futboll La Liga Sport

BARAZIM ME GOLA/ Një shqiptar rihap La Ligan, Atletico ndalet ndaj Levantes (VIDEO)

Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Levantes në transfertë, duke rihapur llogaritë në La Liga. Sfida ndaj Levantes ishte e prapambetur që nga java e dytë, pasi në atë kohë u shty.

Ndeshja nisi më mirë për ekipin vendas, që kaloi në avantazh në minutën e 17’ me anë të Enis Bardhit. Shqiptari i lindur në Shkup shënoi një gol mjaft të bukur, pas një kundërsulmi të nisur nga vetë ai.

Atletico arriti të reagonte që në pjesën e parë, teksa në minutën e 38’ Marcos Llorente me një goditje të bukur nga jashtë zonës gjeti rrugën e rrjetës. Pjesa e dytë u dominua nga të besuarit e Diego Simeones, por që nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Kështu, gjithçka u mbyll me shifrat 1-1, me Atleticon që tani e sheh veten vetëm 6 pikë përpara vendit të dytë, që mbahet nga Real Madrid, me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë. Barazimi i “Los Colchoneros” rindez një shpresë edhe për Barcelonën, që ndodhet në vendin e tretë me 9 pikë diferencë.

VIDEO 1

Related posts

“AI ËSHTË UNIK, SA MIRË QË…”/ Fituan bashkë “tripletën” zikaltër, Sneijder “bekon” Mourinho tek Roma

Delo.autor

Pacquiao rikthehet kampion bote, mposht me “KO” rivalin argjentinas

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi shqiptar fut në sherr dy klubet italiane, Atalanta dhe Torino e duan

Delo.autor

Leave a Comment