Futboll Sport

E kërkonte Tirana, Flamurtari i ofron fanellën ish-lojtarit të Vllaznisë

Flamurtari synon medoemos të sjellë lojtarë të rëndësishëm në Vlorë. Synimeve të Osmanit, Muzakës dhe Micit i është shtuar dhe Edon Hasani. Pas dështimeve të tratativave me Tiranën, vlonjatët kanë kontaktuar menjëherë me ish-futbollistin e Vllaznisë.

Por nga ana e tij nuk ka ardhur një përgjigje konkrete. Ndërkohë që bisedimet me 26-vjeçarin vazhdojnë, priten të mbërrijnë në Vlrë grupi i shumëkërkuar i Skënderbeut.

Drejtuesit kuqezi janë të bindur se kampionët e Shqipërisë do të pranojnë të shesin pjesën e rëndësishme të tyre. Pritet nënshkrimi me ish-kapitenin e Partizanit Idriz Batha, të cilit iu pezullua marrëveshja me ekipin e Larisas.

Related posts

Bayerni është eliminuar në katër sezonet e fundit nga klubet spanjolle në Champions

Sadik.Autor

ZBARDHEN SHIFRAT/ Ja cila është rroga e katërshes drejtuese të Milanit

F.autor

Vetëm Allegri dhe Sarri kanë bërë më mirë se Gattuso…

Sadik.Autor

Leave a Comment