Futboll Seria A

ROMA-MILAN/ Super ndeshja e sotme: Test serioz për të dy ekipet në kampionat

Roma – Milan është ndeshja e mbrëmjes që do të mbyllë javën e 26 të Serie A. Në Olimpico do të jetë një provë e rëndësishme për Romën që është ende në dyshim për të realizuar kualifikimin në Champions League.

Skuadra e Di Francesco kërkon pikët për ta patur të sigurt një vend në edicionin e ardhshëm të Champions duke qenë se është shumë larg nga dy pozicionet e para në tabelë.

Nga ana tjetër, me ardhjen e Gatuso në drejtim, kuqezinjtë po kalojnë një moment të mirë jo vetëm në kampionat por edhe në Europa League. Edhe për ta do të jetë një test serioz kjo përballje. Madje një sukses ndaj Romës do të ishte konfirmim edhe për objektivin europian për sezonin e ardhshëm.

Për tu parë janë Cengiz Under i Romës dhe Cutrone i Milanit, të dy këta lojtarë kanë nxjerrë nga situata skuadrat përkatëse në takimet e fundit. Nëse fiton, Roma rimerr vendin e tretë në renditje ndërsa Milan lufton për vendin e 6 që e fut në zonën europiane.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E ZIDANE/ Gareth Bale “vë në lojë” drejtuesit e Real Madrid

Delo.autor

Gjici: Pakult na prishi ekipin, po të luanim në fushën tonë do ishin në vendin e parë

Isa.Autor

PËRBALLJA LIVERPOOL-NAPOLI/ Flet legjenda Gullit: Goli i Mertens do anulohej, nëse Van Dijk do kishte…

Delo.autor

Leave a Comment