Sport

PAMJE TË RËNDA/ Nuk janë PLAGË LUFTE, por nga Tour de France (FOTO)

Një çiklist pjesmarrës në Tour de France ka bërë publike për herë të parë plagët e marra pasi u rrëzua që në etapën e dytë të kompeticionit të këtij viti. Spanjolli Luis Leon Sanchez u detyrua të operohej pasi kishte thyer bërrylin dhe nuk mund të vazhdonte më garën për të cilën ishte përgatitur gjithë vitin.

34-vjeçari postoi fotot e plagëve të marra pas aksidentit që i ndodhi javën e kaluar, ku u përplas me barrierat e rrugës dhe më pas përfundoi mbi asfalt. Dëmtime pësoi edhe në brinjë ku iu nënshtrua gjithashtu një operacioni.

Çiklisti i skuadrës Astana postoi gjithashtu një foto me mjekët duke njoftuar se gjërat po merrnin për mirë për të. “Kemi hedhur hapat e parë, tani duhet të rikuperohem dhe të kaloj pak kohë me familjen time. Faleminderit të gjithëve”, shkruajti Sanchez në Tëitter.

Menjëherë pas rrëzimit ai u dërgua në një spital lokal e më pas menjëherë në Murcia për të kryer operacionet. Në edicionet e mëparshme ai ka arritur të fitojë katër etapa në Tour de France dhe është 4 herë fitues i garës së springit në Spanjë.

Edicioni i klëtij viti në Tour de France ka qenë i mbushur me aksidente të tilla ku çiklistët kanë përfunduar të gjakosur dhe me gërvishtje. Por nuk kanë munguar as incidente të tjera me goditje mes çiklistëve dhe sulme të tifozëve ndaj garuesve.

Në klasifikimin e përgjithshëm kryeson uellsiani Geraint Thomas, i ndjekur nga kampioni në fuqi Chris Froome.

Related posts

ZYRTARE/ Polonia lë “thatë” De Biazin, zyrtarizon trajnerin e ri

Isa.Autor

Rinovon me Man. City, Gabriel Jesus lumturon “LIVE” nënën e tij

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Sassuolon me gjysmë ekipi, Leao shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment