Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KOMBËTARJA DUHET TË JETË KOMPAKT”/ Flet ish-mesfushori Murati: Nuk kemi çfarë humbim…

Ish-mesfushori i Kombëtares, Edvin Murati, është i pranishëm në Francë, pranë Kombëtares, në prag të sfidës ndaj kampionëve të botës. Në një prononcim për “RTSH”, Murati u shpreh se kombëtarja nuk ka çfarë humb, por shanset janë të pakta

Për të bërë rrëmujë, bëjmë rrëmujë. Franca kampion bote, është mega favorti. Çunat do luftojnë, ndeshje e bukur, nuk kemi çfarë të humbim. Shanset do të jenë të vogla.

Deshamp na njihte mirë si kundërshtar…

Besoj që Deshamp ka bërë një deklaratë diplomatike. Shqipërinë nuk e njohim ne, jo ta njohë Deshamp. Njeh Rejën se kanë qenë bashkë në Itali. Gjë e mirë që flet pozitivisht për Shqipërinë.

Në Francë, tifozët shqiptarë kanë qenë gjithmonë të flaktë. Janë gjithmonë mbrapa ekipit. Mbështetja e Kombëtares është gjë e mirë. Franca ka 4 ekipe, më mirë të luajnë Pogba dhe Mbape sepse do ruhen. Djemtë e tjerë do të japim maksimumin që të zënë vendin.

Nuk ka shpresa për një rezultat pozitiv?

Duhet të kesh gjithmonë shpresa. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ekipi jonë duhet të jetë kompakt. Ekipi i Shpresave, luajti shumë mirë, në pjesën e parë. Aty është dhe vështirësia që të rijmë kompakt me njëri-tjetrin.

Related posts

Luis Suarez premton të mos kafshojë më: Jam tjetër njeri tani

Sadik.Autor

DO LUAJ ME ZAPATËN/ Gattuso: Nuk ka më justifikime për MILANIN, me LAZION do…

Isa.Autor

NDIHMA ME 30 MJEKË E INFERMIERË NË ITALI/ Legjenda e Milanit: Nuk është për të gjithë ajo që bëri Shqipëria dhe Rama

Delo.autor

Leave a Comment