Sport Të tjera

Federer i pandalshëm në Wimbledon, avancojnë edhe Zverev e Isner

Një tjetër fitore me rezultatin 3-0 për Roger Federer në grand slemin e Wimbledon (asnjë set i humbur deri më tani) dhe tenisti zviceran “fluturon” në raundin e katërt . Numri 2 në botë për mershkuj mposhti 3-0 (6-3, 7-5, 6-2) gjermanin Jan-Lennard Struff, duke u kualifikuar për më tej dhe vazhdon të jetë pretendenti kryesor për ta fituar për të 9-n herë turneun londinez. Një ndeshje e mirë e Federer, që edhe pse vuajti disi në setin e dytë, arriti të eliminojë pa shumë probleme rivalin gjerman.

Një biletë për në raundin e katërt ka siguruar edhe amerikani John Isner, që eliminoi Radu Albot të Moldavisë, pas fitores 3-0 (6-3, 6-3, 6-4). Një ndeshje e mirë e Isner, që e meritoi fitoren, ashtu sikurse fitoi edhe Kevin Anderson, që mposhti po 3-0 (6-3, 7-5, 7-5) Philipp Kohlschreiber.

Pas një takimi maratonë, që zgjati dy ditë, avancon më tej gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-2 Taylor Fritz. Në takimet e tjera të raundit të tretë, kanë fituar edhe francezët Gael Monfils (3-1 ndaj Sam Querrey), e Adrian Mannarino (3-2 ndaj Daniil Medvedev) si dhe greku Stefanos Tsitsipas (mundi 3-1 Thomas Fabbiano).

Related posts

“GËZUAR 2020″/ Futbollistët dhe trajneri Kombëtares urojnë shqiptarët për Vitin e Ri (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Dybala reagon: Dhimbja do të ikë, por…

Delo.autor

Futbollisti i Mançesterit është prioriteti i Gatuzos, por habit drejtuesit me kërkesat!

Sadik.Autor

Leave a Comment