Breaking News Futboll Sport

11 VITE PRITJE! Milani shpallet KAMPIONE e Italisë, zbret nga froni Interin

Pas 11 vitesh Milani fiton titullin kampion të Seria A, i 19-ti në historinë e tij, në një sezon shumë të luftuar dhe me konkurrencë të lartë nga rivalët e përjetshëm, Inter, deri në takimin e kësaj të diele.

“Kuqezinjtë” triumfuan “Mapei Stadium” ndaj Sassulos me rezultatin 0-3, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, duke u dhuruar festën dhe triumfin pas më shumë se një dekade tifozerisë së tyre.

Golat në takimin e Milanit në transfertë ndaj Sassuolos u shënuan të tre në pjesën e parë me Giroud që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ falë një asisti nga Leao dhe më pas në minutën e 32’ po ky kombinim e çoi rezultatin në 0-2, pra Giroud shënoi golin e dytë falë një tjetër asisti nga Leao.

Golin e tretë për “Djallin” e realizoi Kessie në minutën e 36’, ku edhe këtu asisti u dhurua nga Leao.

Kessie mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Milani, pasi sezonin e ardhshëm do të luajë me Barcelonën.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes nga të dyja skuadrat u tentua të gjendej goli, por ky 45 minutësh u mbyll pa gola.

Kështu Milan mbyll sezonin 2021-2022 të Seria A në kuotën e 86 pikëve, teksa Interi i vendit të dytë, i cili fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Sampdorias, e mbylli këtë edicion në vendin e dytë me 84 pikë.

Related posts

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

STATISTIKA PREJ KAMPIONI/ Gjumë e lente blu për perëndimin, ja sekretet e talentit Haaland…

Delo.autor

PAS FITORES ME URUGUAJIN/ Deschamps: Nuk ka alarm të madh për dëmtimin e Mbappes

Isa.Autor

Leave a Comment