Futboll Seria A Sport

SUPER MERKATO/ JUVENTUSI ofron një “MAL” me para për sulmuesin e LIVERPOOLIT

Te Juventusi mendohet për të tashmen dhe të ardhmen. Gjithçka është një punë që nuk ndalon kurrë dhe përveç kampionëve që vijnë te Juventusi, janë edhe të rinjtë premtues.

Ka ardhur Kaldara dhe Bernardeski po rrit nivelin e tij. Nga një Pogba te tjetri, ndërkohë që po mendohet edhe për një të ri shumë të talentuar që i pëlqen gjithë Europës, Ismaila Sarr.

Ai u zbulua në “Rusi 2018”. Sulmuesi i ri i Renes dhe i Senegalit ka qenë problematik për mbrojtjet kundërshtare me shpejtësinë e tij. Janë të shumtë klubet që kanë trokitur në dyert e klubit francez, siç e konfirmon edhe vetë agjenti i lojtarit për “Sun”.

Ai ka pohuar se nga Premier kanë shfaqur interes Manchester United dhe Chelsea, por edhe Barcelona nga Spanja. Por edhe Juventusi është në listë. “Një agjent italian na ka kërkuar të flasim me Juventusin. Çmimi është nga 50 në 60 milionë euro”, ka thënë agjenti i sulmuesit.

Por a do të shpenzonte Juventusi kaq shumë për një të ri? Duke parë që nuk po arrin dot te Martial, mund t’i shpenzojë. Largimi i mundshëm i Higuainit dhe Mandzukic bëjnë që Juventusi të investojë pa frikë, qoftë edhe për të rinj si Sarr, para se këtë të fundit ta rrëmbejë dikush tjetër.

Trajneri Allegri nuk e ka problem të hedhë në fushë edhe lojtarë të tillë të rinj.

 

Related posts

MILANI NUK DI TË NDALET/ Akord me mbrojtësin e Monakos

Delo.autor

LUHET PËR FUNDIN E “TELENOVELËS” ICARDI/ Ja lojtari më i mirë i Inter sipas Marottas

Delo.autor

RONALDO VENDIMTAR/ “Zonja” mbetet perfekte, kryesonë me pikë të plota

Isa.Autor

Leave a Comment