Futboll La Liga Sport

INTERI NIS FESTËN/ REALI po përgatitet për të gjetur zëvëndësuesin e MODRIC

Luka Modric mbetet një mundësi për Inter dhe të mërkurën kur do të kthehet nga pushimet mesfushori kroat do të flasë me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, për të sqaruar gjithçka.

Ndërkohë, sipas asaj që lexohet në shtypin spanjoll, Real Madrid ka nisur të përgatisë një plan “B”, në rast se Modric do të kërkojë me forcë të shkojë te Inter.

Gazeta “AS” ka përmendur gjashtë emra që mund të zëvendësojnë kroatin në formacionin e Julien Lopetegui dhe dy prej tyre janë zgjedhje të brendshme, futbollistë aktualisht te Real si Dani Ceballos dhe Mateo Kovacic.

Ndërkohë, alternativat që mund të vijnë nga merkato janë Marco Verratti i Paris SG, Sergej Milinkovic-Savic i Lazio, Frankie de Jong i Ajax dhe Miralem Pjanic i Juventus.

Related posts

Debutimi i Ronaldos, bastet kanë filluar se do të jetë me penallti

Isa.Autor

ÇFARË GAFE! Mbrojtësi Subotic godet në ajër prej dy metrash larg portës (Video)

Delo.autor

MILANI NË FESTË/ Leonardo i papërmbajtshëm, përgatit goditjen e dyfishtë

Isa.Autor

Leave a Comment