Futboll Sport

MILIONA EURO PËR ERNEST MUÇIN/ Presidenti i Trabzonsporit zbulon detaje të reja për pagesën vendimtare

Ernest Muçi është i huazuar nga Beshiktashi te Trabzonspori për 1 milion euro. Kartoni i tij pritet të blihet në fund nga klubi i Trabzonit ku Muçi po shkëlqen.

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka zbuluar disa detaje të reja sa i përket pagesave. Rreth 8 milionë euro nuk do të paguhen menjëherë, por kësti i parë do të kalojë në arkën e Beshiktashit në muajin korrik. Gjithçka pasi trajneri Fatih Teke të bindë drejtuesit me raportin e tij.

“Kur Trabzonspor dëshiron të përdorë opsionin për Muçin, mund ta përfshijë lojtarin në skuadër duke paguar këstin e parë të parashikuar në kontratë, prej 1.5-2 milionë euro, në fund të muajit korrik”, u shpreh fillimisht presidenti i Trabzonsporit.

“Nëse trajneri ynë kërkon që opsioni të përdoret në fund të sezonit, gjë që nga pamja e jashtme duket se do të ndodhë… procesi do të ecë plotësisht në përputhje me vlerësimin teknik”, tha më pas Dogan.

Do të jetë pagesa e parë në fundin e muajit korrik, që do t’i hapë rrugë kalimit përfundimtar. Dhe duket se Trabzonspori nuk po nxitohen

Related posts

SKUADRA ROMAKE PO VUAN/ Dzeko e El Shaarawy mungojnë në ndeshjen e rradhës

Isa.Autor

Juventusi sfidon klubet e Milanos dhe Napolin për yllin e Belgjikës

Sadik.Autor

DEKOR MAHNITËS/ Plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes

F.autor

Leave a Comment