Futboll Seria A Sport

Talenti i Shqipërisë debuton me ekipin e MADH italian, sytë nga Seria A (VIDEO)

Futbollisti i ri Marash Kumbulla ka kryer ndeshjen debutuese me ekipin e parë të Veronas. Mbrojtësi 18-vjeçar i lindur në Itali luajti në takimin miqësor që verdheblutë zhvilluan me skuadrën e Bundesligës 2 Heidenheimit ku italianët dolën fitues nga pika e bardhë e penalltive.

Lojtari që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Shqipërisë U19 dha deklaratën e tij pas përfundimit të takimit duke shprehur gëzimin për shpërblimin e përkushtimit të tij gjatë këtyre viteve ndaj skuadrës.

“Për mua është një kënaqësi e madhe që i kalova të gjitha fazat e sektorit të të rinjve dhe arrita në skuadrën e parë të Veronës. Duhet të falenderoj trajnerin dhe të gjithë stafin për besimin e dhënë. Do të përpiqem gjithmonë të shlyej në maksimum punën dhe stërvitjen me përulje për t’u përmriësuar sa më shumë të jetë e mundur. Në ekip kemi shumë lojtarë nga të cilët mund të mësojmë shumë. Këshillat e shokëve të mi më ndihmojnë shumë. I pranoj të gjitha”, përfundoi Kumbulla për faqen zyrtare të klubit italian të Veronës.

Related posts

I SKADON KONTRATA NË VITIN 2025/ Real Madrid drejt rinovimit me lojtarin

F.autor

EUROPA NGA ILUZION NË REALITET KONKRET/ Ibrahimovic në fushë, ecuria e frikshme e Milanit

Delo.autor

GOLI RASHICËS KUNDËR BAYER LEVERKUSEN/ Gjermanët thurin elozhe: Më i miri i të gjitha kohëve…

Delo.autor

Leave a Comment