Futboll La Liga Sport

SUPER PROJEKTI/ Barcelona ka gati 300 milionë euro për riemërimin e “Camp Nou”

Drejtuesit katalanas këmbëngulin që përmes ekspeditës së Barcelonës në SHBA t’i japin rëndësi faktorit promovues të turneut. “Gjëja e rëndësishme është marka, e cila në fund na jep burimet për të qenë konkurrues”, – thonë menaxherët, që kanë zbarkuar në tokën amerikane për të shoqëruar ekipin e parë gjatë përgatitjeve parasezonale.

Në të vërtetë, nëse përgatitja bëhet larg nga Europa, nuk është për shkak se këmbët e lojtarëve do të jenë mirënjohëse, por në mënyrë që klubi të vazhdojë të rritet në tregje shumë të fuqishme. Ky do të vazhdojë të jetë rasti në vitet e ardhshme, edhe pse në vitin 2019, ideja e drejtuesve të klubitështë të ndryshojnë SHBA për Azinë. Çdo gjë në turneun e ardhshëm promovues do të jetë e lidhur me Kinën dhe Japoninë.

Në atë kohë, nëse partnerët dëshirojnë, Barça do të ketë një emër tregtar për “Camp Nou”. Sipas asaj që është miratuar në referendumin e vitit 2015, reforma integrale e stadiumit dhe rrethinës së tij ka si një hap thelbësor për të gjetur një sponsor, me vlerë 200 milionë euro. Megjithatë, tri vite më vonë, në marrëveshjen me Këshillin Bashkiak, të nënshkruar, dhe vinçat ende larg nga vendi, klubi planifikon ta rrisë atë shifër në 300 milionë euro.

Për momentin ka rrugë të hapura me kompanitë amerikane dhe aziatike. Para ndeshjes së fundit të La Liga, asambleja e klubit duhet të mblidhet për të nënshkruar marrëveshjen. Prandaj, emri i shoqërisë sponsorizuese duhet të njihet gjatë muajve të parë të vitit 2019.

 

Related posts

PREMIER LEAGUE UL SIPARIN/ “Djajtë e Kuq” dhe Chelsea shkojnë në Champions, Vardy fiton “Këpucën e Artë”

Delo.autor

Kategoria e Parë/ Shënkolli në avantazh të dyfishtë, Tomori e Besa ende “shterpë”

Isa.Autor

SHERRI MES “PLESHTIT” DHE ABIDAL/ Pique: S’është momenti t’i nxjerrim të palarat

Delo.autor

Leave a Comment