Futboll Sport

Taulant Xhaka drejt La Ligas? Klubi spanjoll në “dashuri” me shqiptarin

Sevilla po lëviz në merkato dhe janë disa afrimet që ka bërë këtë verë, por mund të ketë edhe largime, madje nga ato të rëndësishmet. Nzonzi është një nga më të kërkuarit dhe Arsenali po ngulmon ta bëjë tijin mesfushorin. Në këtë mënyrë spanjollët do të duhet të ndërhyjnë sërish dhe të gjejnë një lojtar për ta zëvendësuar. Së fundmi vjen një lajm mjaft interesant nga gazeta “Estadio Deportivo”, që lakon emrin e njërit prej mesfushorëve të kombëtares për të kaluar në La Liga.

SYTË NGA BAZELI – Tomas Vaclik është prezantuar te Sevilla. Portieri çek la skuadrën e Basel dhe në moshën 29-vjeçare do mund të provojë një eksperiencë të re në Spanjë. ED shkruan se një nga lojtarët e pëlqyer për të pasuar Nzonzi është mesfushori Taulant Xhaka. Profili i lojtarit të Basel, që luan në disa pozicione, vlerësohet shumë. Luftarak, depërton me topin dhe vrapon shumë, Këto veti sigurisht që e bëjnë mesfushorin të kërkuar.

Mesfushori 27-vjeçar është pjesë e Basel që prej vitit 2013, pasi kishte bërë një sezon të mirë te Grasshopper. Edhe në të shkuarën ka pasur ofertë për të, por ka vendosur të qëndrojë në Zvicër, ku edhe ka një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2021. Deri më tani flitet vetëm për një pëlqim dhe jo për një ofertë për mesfushorin e Shqipërisë. Duhet pritur nëse Nzonzi do të largohet dhe nëse kjo ndodh, atëherë gjërat për Xhakën mund të bëhen serioze. Momentalisht ai nuk është i gatshëm për lojë, pasi pa u mbyllur kampionat pësoi një dëmtim dhe në shtator pritet të rikthehet i gatshëm për lojë.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Trajneri i Menemespor: Fenerbahçe ofertë zyrtare për Selmanin, ja kush e bllokoi

Delo.autor

Mourinho gjen zëvendësuesin e Lukaku tek Juventus

Isa.Autor

REFIK HALILI “HAP THESIN”/ Presidenti i Tiranës shpërblen lojtarët për fitoren ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment