Futboll Sport

UEFA ME RREGULLA TË REJA/ Hartohet plani për skuadrat që bëjnë shpenzime stratosferike. Ja detajet

Shpenzimet e çmendura të PSG-së dhe Mançester Sitit në merkato kanë bërë që UEFA të mendojë për disa rregulla të reja që do të frenonin sadopak urinë e sheikëve për të shpenzuar milionat për futbollistë.

Në vitin 2009, hyri në fuqi rregulli i ‘’Fair-play’’ por kanë kaluar shumë kohë që atëherë dhe skuadra nuk e zbatojnë siç duhet. Selia numër një e futbollit në Europë do të mblidhet në datat 9 dhe 10 shtator në Nion të Zvicrës për të vendosur disa rregulla që do të hyjnë në fuqi vitin tjetër.

E para dhe më e rëndësishmja është ‘’taksa për shpenzimet e larta’’ e cila do të detyronte klubet e mëdha të paguanin një shumë ekstra për shpenzimet e çmendura që bëjnë në merkato.

Këto shpenzime do të shpërndahen më pas drejt klubeve të vogla që kanë probleme ekonomike duke krijuar një lloj barazie në futboll. Risia tjetër do të jetë kufiri me lojtarët në huazim. Klubet e përdorin këtë teknikë për të shmangur shpenzimet e mëdha, por UEFA do të vendosë një numër të kufizuar huazimesh që skuadrat e mëdha që mos të regjistrojnë më shumë lojtarë seç duhet. Rregullat e reja pritet të reformojnë futbollin pasi ka kohë që flitet për ndryshime të shumta.

Related posts

LIVE/ Sampdoria-Juventus, Caprari dyfishon shifrat për vendasit

Delo.autor

VLAHOVIC “GJUNJËZON” INTER/ Fiorentina tërbon Conten në minutat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

“ASKUSH NUK MA HEQ ILUZIONIN”/ Suárez mesazh të koduar: Kurrë s’do të ndalem së shijuari atë që dua…

Delo.autor

Leave a Comment