Futboll Sport

Teuta e zyrtarizon/ Portieri shpëtim Moçka largohet nga ekipi durrsak…

Nga Arbër Çyrbja te Ardit Hila, tashmë për të vazhduar edhe me Shpëtim Moçkën. Era e ndryshimeve ka nisur te Teuta, me klubin që zyrtarizoi edhe largimin e portierit titullar.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, durrsakët njoftuan mbylljen e bashkëpunimit me gardianin 28-vjeçar.

Vlonjati ka qenë pjesë e Teutës prej vitit 2015, duke dhënë kontribut mbi të gjitha gjatë sezonit të kaluar, kur ekipi rrezikoi seriozisht rënien nga kategoria.Sezonin e kaluar Moçka ishte protagonist me golin e barazimit 1-1 të shënuar në minutat shtesë të sfidës me Partizanin, më 4 mars 2018, ndërsa pak javë më vonë, goli i barazimit 3-3 të Teutës në duelin direkt për mbijetesë ndaj Kamzës nisi pikërisht nga goditja me kokë e portierit.

Largimi i Moçkës ka bërë që revolucioni në Niko Dovana të vazhdojë, pas emërimit të trajnerit Bledi Shkëmbi. Prej diitësh është përfolur se në Durrës do të afrojë Isli Hidin, për ti besuar numrin 1.Portieri veteran ka mbyllur aventurën në Qipro dhe do të kthehet të luajë në Kategorinë Superiore, atë që ndoshta do të jetë sezoni i fundit në futbollin e luajtur.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës të NBA me bileta, të ardhurat për bamirësi

Delo.autor

PAS POLEMIKAVE TË SHUMTA BRENDA KLUBIT/ Drejtori i Barcelonës merr këtë vendim përfundimtar për Neymar

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel rikthehet në pistën e mallkuar, aty nuk ka triumfuar kurrë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment