Futboll Sport

Tjetër shqiptar nga Maqedonia/ Kombëtarja gati të veshë “kuqezi” sulmuesin që luan në Turqi

Kombëtarja duket se është pranë afrimit të një tjetër lojtari me origjinë shqiptare, i cili vjen nga Maqedonia. Bëhet fjalë për sulmuesin Erdon Daci, i cili gjatë kësaj jave pritet të nisë edhe procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Siç raporton “infosport.mk”, lojtari nga Shkupi, është në radarët e trajnerit të Shpresave, Alban Bushi, i cili po këmbëngul që ta ketë në ekip. Pak javë më parë, Daci iu bashkua në formë huazimi ekipit të Eskishehirsporit në Turqi, nga radhët e Koniasporit.

Kështu, Daci është një tjetër lojtar me origjinë shqiptare nga Maqedonia, i cili merr ftesë nga FSHF për të përfaqësuar fanellën kuqezi në të ardhmen.

 

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Përqafimi i Xhakës “thyen rrjetet sociale”, çmallet me vajzën pas 6 javësh mungesë (VIDEO)

Delo.autor

Luajti 13 minuta por nuk e preku fare topi, të gjithë po tallen me blerjen e Chelseas

Q.Autor

Valverde: Messi e Suarez në stol kundër Gironas? Është e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment