Futboll Seria A Sport

“Unë e transformova Ronaldon. Kjo është ajo që s’duhet të bëjë tek Juventus”

René Meulensteen ka patur një fat të madh: të shikojë Cristiano Ronaldo-n kur ai ishte një djalosh, kur ishte një robot në ndërtim e sipër. Meulensteen, një holandez 54-vjeçar që ka punuar si trajner në gjysmën e botës, ka qenë për një kohë të gjatë një nga ndihmësit e Alex Ferguson te Manchester United.

Në atë periudhë, mes detyrave të tij ishte puna individuale me sulmuesit. Në fillimin e sezonit 2007-08, Cristiano është skualifikuar për tri ndeshje dhe përfitoi nga rasti për të përmirësuar lojën e tij. Kështu, baza për Cristiano-n që njohim sot, është krijuar në ato javë dhe Meulensteen flet me shumë dëshirë përatë periudhë, me pasionin e mësuesit.

– Si ishte Cristiano në atë kohë?
“Kërkonte perfeksionin. Më thoshte: ‘Dua të jem më i miri”. Dhe unë i përgjigjesha: ‘Atëherë duhet të kesh një strategji. Duhet të shënosh më shumë’. Donte të realizonte gjithmonë golin perfekt, një gjuajtje nga jashtë zone në trekëndësh. Kjo nuk ishte një gjë e mirë”.

– Në çfarë mënyre keni punuar?
“Pothuajse gjithçka ishte e bazuar te përballja një me një. Kemi ndarë zonën e rreptësisë në tre pjesë, me lëvizje të ndryshme për të bërë në secilën pjesë. Për shembull, në zonën 2 është e rëndësishme të identifikohet pozicioni i portierit, në zonën 1 ka rëndësi më shumë të dish të godasësh portën me të parën. Kemi bërë edhe punë vizualizim”.

– Si funksionon?
“Unë e ndaja portën në 9 zona me ngjyra të ndryshme. Për shembull, e verah ishte për cepin e poshtëm ngjitur me shtyllën. E bëja të vizualizonte zona dhe ngjyrat përkatëse, më pas i pasoja katër topa në seri duke i thënë edhe ngjyrën përkatëse. Cristiano duhet të gjuante në zonën që i kërkoja unë”.

– Ka funksionuar…
“Sigurisht, Ronaldo ka dashur gjithmonë të bëhet numr 1 dhe mësonte shumë shpejt. Më pas është një njeri fantastik, e ka zemrën në vendin e duhur, bën shumë bamirësi”.

– E keni ndihmuar të rritet?
“Po, ka patur momente në të cilat Messi ka qenë i pabesueshëm. Por, Cristiano, në vend që të ulej, i ka vënë vetes qëllim që të shënonte më shumë. Ka një mentalitet fitues të pabesueshëm”.

– Por, në internet lexohen intervista në të cilat flasin për kritikat që ju i keni bërë për mentalitetin e tij.
“Po, në fushë kishte një gjuhë trupore që nuk më pëlqente. Ankohej shpes pas faulleve, kështu që një ditë e kam pyetur: ‘Cristiano, të pëlqen tenisi?’. Ai: ‘Po, unë e adhuroj tenisin, më pëlqen Federer”. Unë: ‘Atëherë luaj si Federer, që kontrollon emocionet. Nëse shikojnë se nuk reagon ndaj faulleve, mbrojtësit demoralizohen’. Ka mësuar shpejt”.

– Çfarë Ronaldo do të shohim tek Juventus?
“Kam kohë që nuk flas me të, por e di se është 100% i përqendruar: tifozët nuk duhet të shqetësohen. Cristiano është edhe një lider, ndonjëherë ka marrë mbi shpatulla të gjithë Portugalinë, si komb dhe skuadër”.

– Në çfarë mënyrë do ta përdornit, nëse do ta stërvitnit akoma?
“Si qendërsulmues. Është e rëndësishme që të bëjë një punë të zgjuar në fazën mbrojtëse, nuk mund të bëjë presing siç bënte kur ishte 23 vjeç. Edhe ai ka ndryshuar, kishte një kohë kur e donte gjithmonë topin në këmbë dhe unë i thoja: ‘Ke Scholes që luan me ty. Vrapo, ta jep ai topin në vendin e duhur’”.

– Edhe për sa kohë do të mund të luajë në këto nivele?
“Nuk do të jetë një problem forme fizike. Mendoj se do të luajë në këto nivele deri në 2020-ën, më pas do të shohim. Sigurisht, Cristiano nuk është tipi që pranon kompromise: sapo të shikojë se nuk është më në maksimum, do të tërhiqet”.

Related posts

FITORJA NDAJ McGREGOR/ Reagon trajneri: Ja pse Conor e humbi duelin me Khabib

Isa.Autor

Tifozët presin në mesnatë futbollistët në aeroport, Skriniar feston si ultras (VIDEO)

Sadik.Autor

Wolfsburgu fiton edhe të dytën ndaj Holsten Kiel, qëndron në Bundesligë

Sadik.Autor

Leave a Comment