Të dielën në mbrëmje, edhe pse nuk i kurseu fjalët e dashurisë për ngjyrat blu, trajneri toskan uk i largoi retë e së nesërmes: “Unë gjithmonë kam thënë se e ardhmja ime këtu nuk varet nga rezultatet. Ajo do të varet nga analiza që do të bëj për veten time, për motivet e mia. Nëse mund të vazhdoj të jap 101% në këtë mjedis, atëherë do të vazhdoj, përndryshe mund të heq dorë”.

Sigurisht, jo në Itali, ku të gjithë stolat e të mëdhenjve tashmë janë të zënë për sezonin e ardhshëm, me përjashtim të ndërprerjeve të forta, që nuk parashikohen dot. Pra, ai synon gjurmë të huaja, me Premier League në “pole position”, ku mund të bëhet protagonist kryesor, pasi në “ankand” duket se janë stola kuadrash të tilla si Arsenal, Chelsea dhe ndoshta Tottenham.

Në radhët e Napolit aktual militojnë lojtarë nën menaxhimin e Ramadanit, si Rog, Milic dhe Maksimovic. Ky i fundit, aktualisht i huazuar te Spartak Moskë. Hyrja në skenën e “Raiola dell’Est” mund të shihet vetëm me mundësinë e gjetjes së një piste të huaj për Sarrin, nëse negociatat me Napolin nuk “ankorohen në port”.
Ramadani, ndër të tjera, ka kanale komunikimi me Chelsea, ku udhëhoqi kalimin e Marcos Alonso, por edhe me Monacon, ku spikat marrëveshja për Jovetic.
